FIFA 19 i shton edhe një tipar Mohamed Salah, atë të simuluesit
Mohamed Salah është akuzuar për simulim nga shumë tifozë për penalltitë e fituara ndaj Newcastle dhe Brighton, ndërsa edhe në ndeshjen e djeshme ndaj Crystal Palace bëri një rrëzim, i cili ishte simulim klasik por gjyqtari kësaj rradhe vendosi të mos akordonte penallti.
Dhe duket që EA SPORTS është aktive dhe i ka dhënë sulmuesit egjiptian një tipar të veçantë në
FIFA 19, atë të simuluesit, shkruan Periskopi.
Një lojtar i këtyre lojërave elektronike ka postuar një screenshot të ‘FIFA 19’ dhe një shfletim i shpejtë i FFA Index tregon se Salah ka marrë vërtet tiparin e ri si pjesë e një përditësie të re në lojë. /Periskopi
Squad update:
Mo Salah ‘diver’ trait added pic.twitter.com/qi2SmwKl3N
— FIFA ⚽ LFC (@FIFALFC) January 18, 2019



