FIFA 19: Rashica 81, Berisha 76, Zeneli 73, Rrahmani 70, Muriqi 68 (Foto)

FIFA 19: Rashica 81, Berisha 76, Zeneli 73, Rrahmani 70, Muriqi 68 (Foto)

FIFA 19 është një video-lojë simuluese e futbollit e zhvilluar nga kompania Electronic Arts dhe të cilën e luajnë njerëzit e pasionuar pas video-lojërave. Mes këtyre janë edhe shumë yje të mëdhenj të futbollit, të cilët edhe pse vetë futbollistë e shijojnë shumë futbollin virtual.

Dy futbollistët më të mirë në botë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë në krye të listës së futbollistëve më të mirë, me shifrën prej 94.

Lojtari i tretë më i mirë në botë është Neymar me 92, pas së cilit janë gjashtë futbollistë të tjerë me rejtingun 91, shkruan Periskopi.

Sa i përket lojtarëve të Kosovës, më i miri është Milot Rashica, cilësitë e të cilit vlerësohen me shifrën 81. Pas tij është Valon Berisha i Lazios me 76. Po aq është shifra e Benjamin Kolollit të Zurichut. Ndërkohë që me 73 është Arbër Zeneli i Remis.

Bie në sy edhe Loret Sadiku që luan në Turqi, dhe i cili vlerësohet me 71 nga 100 pikë. Por, ylli më në formë i momentit, Vedat Muriqi, është me rejtingun e pabesueshëm prej 68.

Kapiteni ynë, Amir Rrahmani ndërkohë, ka shifrën prej 70. Ndërkaq Idriz Voca ka vetëm 63 nga 100 pikët. /Periskopi

Shpërndaje në: