FIFA dënon Realin dhe Atleticon

FIFA dënon Realin dhe Atleticon

FIFA ka dënuar Real Madridin dhe Atletico Madridin.

Dy skuadrat nga kryeqyteti spanjoll nuk do të kenë të drejtë të regjistrojnë lojtarë të ri në dy afatet e ardhshme kalimtare të transferimeve.

Rivalët nga Madridi thuhet të kenë shkelur rregullat e transferimeve të lojtarëve të rinj.

“Të dy klubeve iu janë gjetur të kenë shkelur disa dispozita në lidhje me transferimin ndërkombëtar dhe regjistrimin e lojtarëve të mitur”, thuhet në komunikatën e FIFA-s.

Vlen të ceket se i menjëhershëm ka qenë reagimi i Real Madridit, klub ky i cili ka deklaruar se do të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. /Periskopi.com

Shpërndaje në: