FIFA e uron Dritën për triumfin në Vala Superligë (Foto)

FIFA e uron Dritën për triumfin në Vala Superligë (Foto)

Drita u shpall kampione e edicionit 2017/18 në futboll

Skuadra nga Gjilani pati një sezon fantastik duke mos pësuar humbje në 29 ndeshje radhazi, derisa u shpallë kampione pas barazimit në xhiron e fundit me Prishtinën, shkruan Periskopi.

Drita do të marrë pjesë në kualifikimet e Champions League, ndërsa sot ka pranuar një urim nga kreu i FIFA-s, Gianni Infantino.

“Drita është kampion i Kosovës për sezonin 2017/18. Urime për Dritën që fituan titullin e dytë në ligë. Ky titull është rezultat i përfshirjes të të gjithëve dhe urimet e mia shkojnë për, lojtarët, trajnerin, administratën, stafin teknik, mjekët dhe tifozët për këtë arritje të madhe.

“Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit, unë dua që ta falënderoj Dritën dhe Federatën tuaj për ndihmën që po i bëni futbollit dhe mesazhit pozitiv. Unë mbetën në dispozicionin tuaj dhe dua që të shihemi shumë shpejtë,” thuhet në letrën e dërguar nga i pari i FIFA-s në drejtim të Dritës. /Periskopi/

Fotografia e Arbër Rama

 

Shpërndaje në: