FIFA e vlerëson Etrit Berishën, ja me çfarë note u vlerësua (Foto)

FIFA e vlerëson Etrit Berishën, ja me çfarë note u vlerësua (Foto)

Përveç notave të larta që merr nga mediat italiane, portieri i Kombëtares shqiptare është vlerësuar edhe nga “FIFA 17”, loja e njohur e futbollit në kompjuterë.

Çdo javë, “FIFA Ultimate Team” përzgjedh lojtarët më të mirë nga të gjitha kampionatet në botë bazuar në paraqitjet e tyre në fushë. Në edicionin e 24-t, pjesë e ekipit është edhe Berisha, një ndër pikat e forta të Atalantës në fitoren 0-2 ndaj Napolit, përcjell Telegrafi.

“Gardiani” kuqezi është pjesë e stolit rezervë, një vlerësim gjithsesi i rendësishëm duke pasur parasysh që lista përzgjedh vetëm 24 lojtarë nga e gjithë bota.

Shpërndaje në: