FIFA, Kosova ngritet për gjashtë pozicione

FIFA, Kosova ngritet për gjashtë pozicione

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka publikuar ranglistën më të re pas përfundimit të ciklit të ndeshjeve për Ligën e Kombeve.

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar ngritje për gjashtë pozicione, pasi renditet e 131, ndërsa në ranglistën e kaluar ishte në pozitën e 137, shkruan Periskopi.

Kualifikimi për në fazën finale të Ligës së Kombeve ka qenë edhe shkaktari kryesor i ngritjes për gjashtë vend të ‘Dardanëve’, të cilët pritet t’i shohim shumë shpejt brenda 100 kombëtareve më të mira.

Image result for Kosovo national team 2018

Shqipëria vazhdon të qëndroj në pozitën e 60, falë asaj fitoreje në miqësoren kundër Uellsit.

Në pjesën e liderëve, Belgjika vazhdon të kryesoj duke u ndjekur nga Franca e Brazili. /Periskopi/


Shpërndaje në: