FIFA me ndalesa të reja sa i përket transferimeve të lojtarëve

FIFA me ndalesa të reja sa i përket transferimeve të lojtarëve

FIFA e udhëhequr nga Gianni Infantino ka një plan të ri sa i përket huazimeve të lojtarëve

Shtëpia më e madhe e futbollit ka në plan që t’i ndalojë huazimet e shumta të lojtarëve pasi e sheh të paarsyshme që klubet si Chelsea, PSG dhe Manchester City të kenë nën kontroll shumë lojtarë, transmeton Periskopi.

Infantino është gati që të vendos rregulla të reja duke limituar numrin e huazimeve, pasi një skuadër si Udinese nuk bën t’i ketë nën kontroll mbi 102 lojtarë aq sa ka tani, ose Chelsea që bëri 45 transferime të ndryshme me lojtarë të huazuar dhe të ketë nën kontroll mbi 70 lojtarë.

Ideja është që huazimet e lojtarëve të zgjasin dhe të ndihmojnë lojtarin që të rritet në karrierë dhe që të mos përfitojnë klubet nga këto raste.

Si ide tjetër parashikohet që huazimet të ndodhin vetëm në fillim të sezonit dhe jo në afatin kalimtar të janarit. /Periskopi/

Shpërndaje në: