FIFA me një plan interesant rreth një Kupe Bote të veçantë
Sipas raportimeve të agjensisë së lajmeve “Reuters” FIFA po mendon të bëjë një mini Botëror me 8 ekipe.
Kompeticioni të zhvillohet çdo 2 vite, në tetor ose në nëntor. Agjensia e lajmeve pretendon se ka parë një dokument ku presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka sygjeruar një turne të tillë, duke filluar nga 2021.
Polemikat në fakt vazhdojnë ende për propozimin e Kupës së Botës me 48 ekipe duke filluar nga 2026.
Nëse ky propozim miratohet, atëherë Kupa e Konfederatave do të anulohej dhe kjo mini Kupë Bote do të zhvillohej paralelisht me turnetë egzistues ndërkombëtar.



