FIFA nis hetimet për një transferim të dyshimtë tek Liverpooli
FIFA ka nisur hetimet për transferimin e Roberto Firminos në Liverpoool.
Sulmuesi brazilian u transferua në “Anfield” nga skuadra gjermane Hoffenheim me shifrën 29 milionë funta, prandaj kjo shifër është duke u hetuar nga FIFA.
Sipas raporteve të fundit, shuma prej 29 milionë paund u shpërnda dhe nuk i shkoi klubit, por shumica e saj në kompaninë e pronarit Dietmar Hopps dhe vetëm 5.8 milionë euro te skuadra gjermane transmeton IndeksOnline.
Pas këtij raporti, FIFA ka nisur hetimin ashtu siç filloi me transferimin e Paul Pogbas në Manchester United me vlerë deri në 100 milionë paund



