FIFA promovon fashizmin serb (Foto)

FIFA promovon fashizmin serb (Foto)

Dje, organizata më e madhe botërore e futbollit FIFA praktikisht e bëri të ndalueshme promovimin e simbolit kombëtar të shqiptarëve, shqiponjën, duke iu shqiptuar dënime tre lojtarëve zviceranë që e kishin bërë një gjë të tillë.

Por, në postimin e 12 qershorit të këtij viti, disa ditë para se të niste Botërori Russia 2018, FIFA e kishte vënë një fotografi ku shihej futbollisti serb i Manchester United me tre gishta ngritur, shkruan Periskopi.

Tre gishtat nënkuptojnë trininë e shenjtë, por megjithatë ky është bërë simbol i shprehjes së identitetit fetaro-kombëtar serb – dhe në rastin e shqiptarëve të Kosovës dhe të disa kombeve tjera fqinje, edhe si simbol i dhunës dhe ksenofobisë.

Por, siç nënkuptohet me anë të këtij positmi, FIFA nuk e ka listuar këtë simbol mes simboleve politike të ndaluara, gjë që përbën një padrejtësi të qartë ndaj futbollistëve shqiptarë, edhe ashtu të shpërndarë në kombëtare të ndryshme evropiane. /Periskopi/

Shpërndaje në: