FIFA shpall lojtarin e ndeshjes Kroaci- Argjentinë

FIFA shpall lojtarin e ndeshjes Kroaci- Argjentinë

FIFA ka shpallur lojtarin e mbrëmjes së ndeshjes Argjentinë-Kroaci

Më i miri i takimit është shpallur kapiteni i Kombëtares kroate, Luka Modriç. Sipas arsyetimit të FIFA-s, Modriç është përfshirë në çdo sulm të Kroacisë, dhe ka pas një rëndësi vendimtare edhe në mbrojte dhe po ashtu ka shënuar një gol.

Fitorja e Kroacisë 3 me 0 ndaj Argjentinës ka rrezikuar me eliminim nga Kampionati Botëror këtë të fundit. Kjo është humbja e dytë e Argjentinës në kuadër të Grupit D.

Kroacia tani ka 6 pikë në Grupin D, e pasuar nga Islanda me një pikë por me një ndeshje më pak të zhvilluar, Argjentina një pikë dhe Nigeria pa asnjë pikë, e cila nesër ndeshet me Islandën.

Shpërndaje në: