FIFA ua jep dritën jeshile nëntë lojtarëve që të luajnë për Kosovën
FIFA të hënën ka aprovuar kërkesat e nëntë lojtarëve për të përfaqësuar Kosovën.
Ky vendim i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë ka ardhur vetëm pak orë para ndeshjes së parë të Kosovës, ndeshje kjo garuese për kualifikimet në Botërorin Rusia 2018 kundër Finlandës.
AFP raporton se bëhet fjalë Fanol Përdedaj, Bersant Celina, Hekuran Kryeziu, Albert Bunjaku, Enis Alushi, Sinan Bytyçi, Vedat Muriç, Erton Fejzullahu dhe Elbasan Rashani. /Periskopi.com



