Figo këshillon Realin: Transferojni këtë emër

Figo këshillon Realin: Transferojni këtë emër

Eden Hazard mbetet ëndrra e madhe e tifozëve të Real Madridit.

Legjenda e Real Madridit, Luis Figo beson se Eden Hazard dëshiron të largohet nga Chelsea dhe ky është momenti i duhur që madrilenët të hidhen në sulm për të.

Vetë futbollisti belg nuk e ka fshehur dëshirën që të luajë në Santiago Bernabeu, ndërsa Figo e këshillon presidentin Florentino Perez të bëjë një ofertë për Hazard gjatë verës.

“Ai është një lojtar i madh, një prej më të mirëve në botë dhe unë mendoj se ai dëshiron të luajë me Realin”, ka thënë Figo.

“E mira e kësaj është që Hazard nuk ka kontratë afatgjatë me Chelsean dhe pikërisht këtu Reali do të ketë përparësi për të nënshkruar me të”.

 

Shpërndaje në: