Figo zbulon diçka të padëgjuar më parë për të
Luis Figo ka folur për transferimin e tij tek Interi në vitin 2005. Në një intervistë të dhënë për “DAZN” portugezi ka folur për disa tema.
“Vija nga një moment i vështirë në Madrid dhe erdha në një familje. Morattin e konsideroj si babanë tim. Ka qenë një nga personat më të rëndësishëm në futboll dhe në karrierën time. Ka mbetur një miqësi e madhe me të dhe familjen. Vendimi për të shkuar tek Interi ka qenë i guximshëm, sepse nuk fitonin prej kohësh, por pas takimit me Morattin jam bindur. Kisha fatin të shkoja në momentin e duhur. Jam i lumtur për zgjedhjen time”, është shprehur Figo.
Gjithashtu ai ka komentuar erdhe Zanettin me Mancinin. “Zanetti është një kapiten i madh. Kam marrëdhënie shumë të mirë me të, është profesionist. Ndërsa, për Mancinin mund të them se është një nga personat që më ka turpëruar më shumë në karrierën sportive, por i uroj çdo të mirë sepse ka vend të rëndësishëm në futbollin italian. Interi ka kaluar kohëra të vështira pas largimit të Morattit, por është e rëndësishme që është rikthyer në Ligën e Kampionëve. Akoma nuk dihet se sa mire e njeh Suning skuadrën dhe se sa do të investojë. Kam besim tek Interi”, përfundon Figo.



