Fiksimi i kësaj vere, Jon Shala lanson projektin ritmik “Ti vet je hit”

Fiksimi i kësaj vere, Jon Shala lanson projektin ritmik “Ti vet je hit”

Rep artisti i ri, Jon Shala sapo ka lansuar projektin e tij më të ri.

“Ti vet je hit” mban titullin kënga më e re e reperit të cilën ai e ka sjell dhe me klip.

Ashtu si vet kënga me ritmike, edhe klipi sjell freskinë verore të realizuar në bregdetin shqiptar.

Si çdo këngë të tij, edhe “Ti vet je hit” është shkruar nga vet artisti Jon Shala, me miksim të “Big Deal Records” dhe Dardan Sadikut.

Përshtypja pozitive e publikut dhe suksesi që pati me këngën “Fore”, të lansuar para një muaji, ka bërë që rep artisti menjëherë të vijë me diçka më ndryshe.

I riu nga Prishtina i veçuar për stilin e veçantë të këngës duket se premton shumë, dhe padyshim do jetë një nga më të kërkuarit në estradë.

Shpërndaje në: