I “fiksuar” pas miss-eve, e njihni gruan e parë të nipit të Enver Hoxhës?
Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha duket se është “i fiksuar” pas misseve. AI ndodhet prej disa vitesh në burg, pasi u kap me drogë, ndërsa bashkëshortja e tij, Rezarta Shkurta, vijon ta presë bashkë me vajzën e tyre të vogël.
Mirëpo, diçka që ndoshta ne dhe ju nuk e keni ditur, është se Ermali ka pasur një histori të gjatë dashurie me një tjetër miss. Ajo quhet Sonila Caushaj dhe me Ermalin kanë sjellë në jetë një fëmijë.
Sonila është ndarë prej kohësh nga nipi i ish-diktatorit dhe i ka shkëputur marrëdhëniet me të. Megjithatë, thuhet se ajo dhe mamaja e Ermalit, pra Teuta Hoxha, kanë pasur kontradikta mes tyre e madje, janë përfshirë edhe në një debat publik gjatë vitit 2015.






