Fillon ‘lufta’ Ajax-Manchester United (Foto)

Fillon ‘lufta’ Ajax-Manchester United (Foto)

Kanë mbetur edhe dy ditë për t’u zhvilluar finalja e Europa Ligës ndërmjetë Ajaxit dhe Manchester United.

Finalja do të zhvillohet të mërkurën mbrëma me fillim nga ora 20:45 në Stockholm të Suedisë.

Faqja zyrtare e Ajaxit në rrjetin social Twitter ka talluar atë të Manchester United por reagimi ka qenë i shpejtë nga ana e anglezëve.

‘Përshendetje @ ManUtd, kemi dëgjuar se diçka është duke ju munguar në kabinetin e trofeve. Dhe ne do të dëshironim të mbetet ashtu’ shkroi faqja e Ajaxit.

Ndërsa reagimi i Man Utd ishte shumë i shpejtë duke ia rikthyer me ironi.

‘Kabineti ynë është mbushur me trofe, por mos u brengosni- ne gjithmonë mund të bëjmë vend për trofe’ ishte përgjigja e ‘Djajëve të kuq’. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: