Fillon marshi i RrGGK në Prishtinë
Marshi ka filluar në mesditë nga sheshi “Zahir Pajaziti”.
Gjatë marshit, pjesëmarrësve iu kanë shpërndarë citime dhe të dhëna për rastet e dhunës në baza gjinore në Kosovë.
Në fund të marshit këto citime do të vendosen në rrethojat e Qeverisë/Kuvendit të Republikës së Kosovës në formë instalacioni ku për kalimtarët e rastit do të paraqesin zërat e personave që kanë përjetuar dhunë.




