Fillon përgatitja e terrenit për ndërtimin e lagjes së re të familjeve të dala nga lufta në Lipjan

Fillon përgatitja e terrenit për ndërtimin e lagjes së re të familjeve të dala nga lufta në Lipjan

Në Komunën e Lipjanit është vendosur gurthemeli për ndërtimin e një lagjeje të re banesore që do t’u ofrojë strehim familjeve të kategorive të dala nga lufta, përcjell Periskopi.

Kryetari i komunës, Imri Ahmeti, tha se projekti synon të sigurojë kushte të denja dhe të qëndrueshme për familjet e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së.

 

 

Lagjja do të shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 45,000 m² dhe do të përfshijë rreth 100 njësi banesore që do t’u jepen për shfrytëzim afatgjatë përfituesve.

Shpërndaje në: