Fillon seanca për qeverinë, Konjufca lyp votë për vete

Fillon seanca për qeverinë, Konjufca lyp votë për vete

Ka filluar seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës, raporton Periskopi.

Mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovë, Glauk Konjufca para deputetëve të Kuvendit ka thënë se viti 2025 do të mbahet mend si vit që shumica e tij humbi duke u përpjekur t’i bëjë institucionet, tek është prezantuar para deputetëve duke kërkuar votën për formimin e qeverisë që synon ta udhëheqë.

“Synojmë ta kursejmë Kosovën nga zgjedhje të tjera. Do të ishte arrogancë ta çojmë vendin në zgjedhje sërish. Nëse i mbajnë më dhjetor, kush na garanton që nuk shkojmë edhe në mars. Të mos harrojmë që ideja e domosdoshmërisë për mandatarin e dytë lindi pas dështimit në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit”, ka thënë ai, raporton Periskopi.

Ai ka thënë se në veri të vendit janë luftuar me sukses strukturat e Serbisë të lidhura më krimin dhe kontrabandën.

Konjufca tha se në planin ndërkombëtar gjatë këtij mandati u mundësua lëvizja pa viza dhe erdhën edhe tri njohje.

Ai ka thënë se pa një qeveri të re, vendi ynë e ka sigurt thellimin e krizës aktuale.

Konjufca ka përmendur edhe tre hapa esencialë janë marrë nga VV-ja për shmangien e zgjedhjeve.

“Dy letra për koalicion drejtuar partisë së tretë, e dyta përpjekja në Kryesinë e Kuvendit dhe e treta është kjo e fundit ku ndodhemi tash”, ka thënë Konjufca.

Deri tani nuk ka pasur ndonjë marrëveshje.

Nëse dështon të votohet Qeveria Konjufca 1, vendi shkon në zgjedhje./Periskopi

Shpërndaje në: