Fillon takimi Thaçi-Mogherini-Vuçiq në Bruksel

Fillon takimi Thaçi-Mogherini-Vuçiq në Bruksel

Ka filluar takimi ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini në Bruksel.

Lajmin e ka bërë të ditur, Maja Kocijancic, zëdhënësja e Mogherinit në twitter.

Ky takim mes Thaçit dhe Vuçiqit shënon fillimin e fazës së fundit të dialogut Prishtinë-Beograd.

Thaçi para takimit ishte shprehur optimist për një zgjidhje mes dy shteteve./Periskopi/

 

Shpërndaje në: