Filmi i Kevin Spacey i fiton vetëm 100 euro
Filmi i fundit i Kevin Spacey i ka fituar vetëm 100 euro (126 dollarë) në premierën e tij, shkruan The Guardian, transmeton Periskopi.
Billionaire Boy Club (Klubi i djemve Miliarderë) është filmi i fundit i Spacey-it para se ai të akuzohej për sulm seksual tetorin i vitit të kaluar.
Spacey, 59 vjeçar është larguar nga seria e famshme e Netflixit House of Cards (Shtëpia e letrave) vitin e kaluar pasi që këto akuza u shpërfaqen. Ai po ashtu u largua nga filmi All Money in the World (Të gjitha paratë në botë) duke u zëvendësuar nga Christopher Plummer./ Periskopi



