Filmohet duke ngrënë tinëz lideri i grevës së urisë (Video)
Shërbimi i burgut të Izraelit e ka publikuar një video me qëllim që të shfaqë duke ngrënë ushqim liderin e një greve të urisë tashmë tri javore të të burgosurve palestinezë në qelinë e tij në burgun izraelit.
Ky shërbim ka thënë se lideri Marëan Barghouti është filmuar duke ngrënë biskota më 27 prill dhe meze të lehtë më 5 maj.
Por, shërbimi i burgut izraelit nuk ka treguar se si e ka marrë ushqimin ai, megjithatë disa burime i kanë thënë gazetës Haartez se ai është vënë në kurth.
Bashkëshortja e Barghoutis ka thënë se videoja është e rreme dhe ka për qëllim që t’ia thyejë moralin pjesëmarrësve në grevën e urisë.
Më shumë se 890 të burgosur refuzojnë të hanë ushqim që nga 17 prilli si protestë ndaj kushteve në burgjet izraelite.
Ata kanë bërë një listë me kërkesa, përfshirë shërbime më të mira mjekësore, vizita më të shpeshta familjare dhe dhënies fund të paraburgosjes pa gjykim.



