Finalja e vitit 99′ të Ligës së Kampionëve do të riluhet!

Finalja e vitit 99′ të Ligës së Kampionëve do të riluhet!

Manchester United do të përkujtojë 20 vjetorin e fitores në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut me një ndeshje të veçantë legjendash, e cila do të përfshijë edhe ish-trajnerin Sir Alex Ferguson. 

Pas rikuperimit nga operacioni që i shpëtoi jetën për të trajtuar një hemorragji të trurit në maj, 77-vjeçari bëri rikthimin e tij në Old Trafford në shtator dhe ka qenë rregullisht prezent në ndeshjet e United që prej atëherë.

Ngjarja është më 26 maj – saktësisht 20 vjet kur Ole Gunnar Solskjaer shënoi golin e famshëm të minutës së fundit për të siguruar tripletën – diçka që ndodhi për herë të parë në futbollin anglez, transmeton Periskopi.

Solskjaer mund të jetë edhe trajner i përhershëm i Unitedit në kohën kur ai do ta vesh edhe njëherë fanellën si lojtar, ndërsa David Beckham, Ryan Giggs dhe Teddy Sheringham, mes heronjve të tjerë nga ndeshja historike, pritet të kthehen në ngjyrat e kuqe për ta zhvilluar ndeshjen e organizuar nga Dugout.

Ngjarja është për një arsye të mirë, pasi të gjitha të ardhurat do të shkojnë për bamirësi në Fondacionin e Manchester United.

Shpërndaje në: