Finalja mes Boca dhe River Plate luhet në stadiumin e njohur europian?

Finalja mes Boca dhe River Plate luhet në stadiumin e njohur europian?

Tashmë gjithçka është vënë në pikpyetje se ku do të luhet finalja e madhe mes Boca Juniors dhe River Plate.

Dje u raportua se Conmebol kishte marrë vendim që kjo ndeshje të zhvillohej në Doha të Katarit, mirëpo sot e përditshmja spanjolle AS i ka dhënë kahje tjetër mundësisë se ku do luhet kjo finale, shkruan Periskopi.

Prestigjiozja spanjolle ka shkruar se gjithçka është dakorduar që kjo finale të luhet në Santiago Bernabeu të Real Madridit, më 9 dhjetor.

Image result for santiago bernabeu

Palët e Boca Juniors, River Plate, Conmebol dhe Real Madrid kanë rënë dakord që ndeshja të zhvillohet në Spanjë për shkak të sigurisë që posedon.

Megjithatë, ende nuk ka konfirmim zyrtar nga Libertadores për vendndodhjen potenciale të kësaj ndeshje.

Kujtojmë se ndeshja e dytë mes këtyre dy skuadrave pritej të zhvillohej të shtunën, u shty për një ditë më vonë dhe përfundimisht nuk u luajt fare, pas sulmit që iu bë lojtarëve të Bocas gjatë hyrjes në stadiumin Monumental. /Periskopi/

Shpërndaje në: