A fitoi me hile Juventus ndaj Milan? Zbardhet e vërteta (Video)

A fitoi me hile Juventus ndaj Milan?  Zbardhet e vërteta (Video)

Por kjo fitore ka irritur jashtë mase tifozët milanistë të cilët pretendojnë se penalltia e dhënë në fund të ndeshjes ishte e padrejtë.

Por moviola e paraqitur nga mediat italiane pas përfundimit të ndeshjes zbardhi të vërtetat e kësaj ndeshje dhe gabimet e gjyqtarit.

Moviola jep qartë dhe saktë se goli i Bacca ishte në pozicion jashtë loje.

Po ashtu ndër të tjerash në pjesë e parë Zapata ka shkaktuar penallti ndaj Dybala, e cila nuk u akordua. Por momenti më i dyshimtë ishte vendimi i akordimit të penalltisë që erdhi pak sekonda pasi kishte përfunduar koha shtesë që ishte caktuar të jetë 4 minuta, shkruan Albeu.

Në fund të ndeshjes, gjyqtarët treguan 4 minuta lojë shtesë, por ata akorduan penallti për ‘Zonjën e Vjetër’ pasi kaluan minutat shtesë (94:30) dhe Paolo Dybala shënoi në minutën e 97’të për t’i dhënë fitoren Juventusit.

Sipas analistëve italianë, gjyqtari duhet ta ndërpriste ndeshjen pas pritjes që i bëri Donnarumma goditjes së Higuain.

Por moviola paraqet diçka tjetër ku thuhet se u veprua drejtë për kohë sa u zgjatën minutat shtesë pasi koha e dhënies së penalltisë në fund është e rregullt sepse mori te kuq Sousa, por penalltia në fund nuk ekziston pasi distanca ishte shumë e afërt dhe prekja me dorë ishte e pavullnetshme.

https://www.youtube.com/watch?v=2m–zvc7y9Y

Shpërndaje në: