Fitojnë United e Roma
Manchester United ka shënuar fitore të vështirë përballë skuadrës ukrainase, Zorya me rezultat 1:0.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi sulmuesi Zlatan Ibrahimovic në minutën e 69.
Fitore ka shënuar edhe Roma, e cila mposhti Astra Giurgiu me rezultat të thellë prej 4:0.
Vlen të ceket se Interi është mposhtur nga Sparta Praga me rezultat 3:1, në ndeshjen e cila u zhvillua rreth orës 19. /Periskopi.com



