Fiton përsëri Man Unitedi, shënon Romelu Lukaku
Skuadra e Manchester Unitedit ka triufmuar me rezultat 2-1, në miqësoren e saj të zhvilluar ndaj klubit amerikan, Real Salt Lake.
Amerikanët kaluan në epërsi në minutën e 20-të me anë të Silvas, para se të shënonte Henrikh Mkhitaryan për rezultatin 1-1, transmeton Periskopi.
Golin e fitores për Red Devils e shënoi Romelu Lukaku, i cili për mrekulli e kaloi portierin kundërshtar, për të shënuar më pas në golin e zbrazët.
United fituan pasi mposhtën LA Galaxyn 5-2, dy ditë më herët. /Periskopi
https://www.youtube.com/watch?v=lKAhJwEr-q8













