Fiton sërish, Majlinda Kelmendi kualifikohet në gjysmëfinale
Majlinda Kelmendi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatin Evropian të Xhudos, i cili po mbahet në Poloni.
Në raundin e tretë në kategorinë deri në 52 kilogram, kampionia aktuale e Europës arriti të mposhtë zviceranen, Evelyne Tschopp.
Majlinda në gjysmëfinale do të përballet me polaken, Joana Ramos.



