“Fitore e Vetëvendosjes, Mustafa e Veseli janë treguar të dobët”
Analisti politik Artan Muhaxhiri, tërheqjen nga Kuvendi të projektligjit për marrëveshjen e Demarkacionit e ka cilësuar si fitore të subjektit më të madh opozitar.
“Kjo është fitore e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Muhaxhiri.
Ai madje i ka cilësuar si të dobët krerët e dy partive në koalicion.
“Isa Mustafa e Kadri Veseli janë treguar të dobët sepse nuk kanë mundur t’i bindin ata deputetë të PDK-së dhe LDK-së kanë qenë kundër këtij versioni të Demarkacionit”.
“Tashmë është e qartë se nuk mund të vazhdohey me këtë qasje”.



