Fitore Pacolli del për vizitë te fermerët, njëri nga ta përfitues i grantit 100 mijë € – A i vizitoi deputetja e VV’së edhe vëllain e dajën e saj?

Fitore Pacolli del për vizitë te fermerët, njëri nga ta përfitues i grantit 100 mijë € – A i vizitoi deputetja e VV’së edhe vëllain e dajën  e saj?

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli të cilës iu zbulua skandali i dhënies së granteve qindra mijëra euroshe ndaj vëllait të saj dhe dajës së saj, ka vizituar disa fermerë, shkruan Periskopi.

Pacolli përmes një shkrimi në Facebook, tha se ka vizituar fermerin  Gazmend Dema i cili ka fermë në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit, megjithatë i njëjti sipas deputetes, jeton në Zvicër.

Nga një hulumtim i Periskopit, del se Dema ka fituar grant plotë 90.000 euro.

Emri i fermerit Gazmend Dema figuron të jetë në listën e fermerëve përfitues të publikuar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë,

Nuk dihet nëse Pacolli ka vizituar edhe fermën e vëllait të saj dhe atë të dajës së saj.

Ndryshe, Pacolli e cila është edhe kryetare e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim javë më parë iu zbuluan dy skandale të cilat përbënin konflikt të interesit.

Vëllai i saj, Blerim Pacolli vetëm katër ditë pasi e kishte regjistruar biznesi, përfitoi grant në vlerë prej 100 mijë eurove nga Ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga Faton Peci.

Të njëjtën shumë e kishte përfituar edhe daja i saj, Sylejman Islami.

Islami kishte konfirmuar se ka marr 60 mijë euro nga MBPZHR-ja derisa  30 mijë euro do i investoj vetë.

“Veç je plak…”, vëllau i Fitore Pacolli që fitoi 100 mijë euro grant nga Peci, dikur kërcënonte një 90-vjeçar për një tokë 6 ari

Anëtari i LDK-së: Vëllai i deputetes Fitore Pacolli ka marrë 100 mijë euro grant nga ministria e Bujqësisë

Flet daja i Fitore Pacollit: E kam mbesë – kam konkuru tri herë, tash i mora mijëra euro

 

 

Shpërndaje në: