Fitorja e madhe e Putinit, por me parregullsi të shumta

Fitorja e madhe e Putinit, por me parregullsi të shumta

 

Vladimir Putin do ta udhëheqë Rusinë edhe për gjashtë vjet të tjera, pasi arriti fitoren e pritur të shtunën mbrëma në zgjedhjet presidenciale.

Putin, që ka udhëhequr vendin ose si president ose si kryeministër qysh nga viti 1999, ka marrë mbi 76 për qind të votave.

Lideri i opozitës dhe kundërshtari më i madh i Putin, Alexei Navalny, nuk është lënë të garojë.

Duke iu adresuar turmës në Moskë, Putin tha se “votuesit kanë njohur arritje e viteve të fundit”.

Duke u folur gazetarëve pas shpalljes së rezultateve, ai ka qeshur me një pyetje të një gazetari se “a e ka ndërmend të garojë edhe pas gjashtë vjetësh për një tjetër mandat”.

“Ajo që po thoni është pak qesharake. Mendoni se do të jem këtu deri sa t’i bëj 100 vjet? Jo”, tha Putin.

Shkalla e fitores – që ka qenë gjerësisht e parashikueshme – është rritur konsiderueshëm nga fitorja e Putin në vitin 2012.

Atë botë Putin kishte fituar me 64 për qind.

I dyti në këto zgjedhje ka dalur milioneri rus, komunisti Pavel Gurdinin, i cili mori rreth 12 për qind.

Në garë gjithashtu ishin Ksenia Sobchak, ish prezantuese televizioni, dhe nacionalisti Vladimir Zhirinovsky – ata morën më pak se dy për qind, respektivisht gjashtë për qind.

Ekipi i kampanjës së Putin e kanë cilësuar rezultatin si ‘fitore e jashtëzakonshme”.

“Përqindja që ne kemi flet vet. Është një mandat që Putinit i nevojitet për vendimet që e presin në të ardhmen – dhe ka plot prej tyre”, ka thënë një zëdhënës për Interfax, njofton Klan Kosova.

Në disa zona, gjatë kohës së votimit është ofruar ushqim dhe pije falas afër qendrave të votimit.

Gjithashtu në disa video nga qendrat zgjedhore janë parë parregullsi në një numër qytetesh nëpër gjithë Rusinë.

Në disa video shihen zyrtarë të zgjedhjeve duke mbushur kutit me fletëvotime.

Kundërshtari i Putin, Navalny, nuk është lënë të marrë pjesë në zgjedhje si pasojë e një dënimi për mosdeklarim, apo përvetësim të fitimeve, por që ai ka thënë se kjo akuzë dhe dënim ishte fabrikuar nga pushteti.

Gjatë ditës së zgjedhjeve grupi i pavarur monitorues Golos ka vërejtur qindra parregullsi, duke përfshirë;

Fletëvotime të gjetura në kutit e votimit ende pa u hapur zgjedhjet

Monitoruesit nuk janë lënë të futen në disa qendra zgjedhore

Disa njerëz janë dërguar tek vendvotimet dhe janë detyruar të votojnë

Kamerat në vendvotime janë penguar nga gjësende me qëllim që të bllokohet pamja

Ka pasur edhe shumë parregullsi të tjera, por Ella Pamfilova, kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, ka thënë se nuk kishte shkelje serioze.

“Ne kemi analizuar dhe monitoruar gjithçka që kemi mundur, gjithçka që na ka arritur. Faleminderit zotit gjithçka deri tani ka qenë parregullsi modeste”, ka thënë ajo.

Të dielën ishte hera e parë që u votua edhe në Krime, prejse Rusia ka marrë këtë rajon nga Ukraina.

 

Shpërndaje në: