“Fitorja u dedikohet atyre që derdhën lot e gjak për flamurin” – Myrto Uzuni rrëfen emocionet e triumfit historik ndaj Serbisë

“Fitorja u dedikohet atyre që derdhën lot e gjak për flamurin” – Myrto Uzuni rrëfen emocionet e triumfit historik ndaj Serbisë

Dikush mund të mendojë se shqiponjat aterojnë vetëm nga qielli, por djemtë e Kombëtares u përkujdesën që ajo të vinte direkt nga fusha. Myrto Uzuni flet ekskluzivisht për Telegrafin për emocionet, gëzimin dhe krenarinë që shoqëroi çdo moment të fitores historike ndaj Serbisë, formën e tij këtë sezon në MLS me Austin si dhe objektivat e tij me klubin.

Shqipëria mori fitore minimale me rezultat 1-0 në Leskovc falë golit të shënuar nga Rey Manaj, duke rritur ndjeshëm gjasat për kualifikim në fazën e ‘play-off-it’ për Kupën e Botës 2026.

Për Uzunin, ambienti armiqësor në shkallët e stadiumit dhe thirrjet anti-Kosovë nuk patën aspak ndikim, pasi në mendjen e tij dhe të bashkëlojtarëve ishte vetëm fitorja.

“Jam shumë i lumtur. Kisha kohë që prisja ndeshjen ndaj Serbisë sepse përfaqësonim të gjithë kombin tonë. Më në fund u shpërblye gjithë ajo djersë që kam derdhur ndër vite për fanellën e Kombëtares”.

“Thirrjet kundër shqiptarëve më motivonin jashtë mase, sepse e dija që po luaja për kombin tonë, për Kosovën, dhe nuk doja të humbisja asnjë duel”.

30-vjeçari merita të mëdha për fitoren ndaj Serbisë dhe për pozitën e Shqipërisë në grup i jep përzgjedhësit Sylvinho.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Joseph: Është e mundur që ShBA të largohet nga KFOR-i, por do të ishte gabim i rëndë

Eksperti amerikan Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, deklaroi në një…

Emiratet e Bashkuara Arabe kërkojnë dëmshpërblim nga Irani dhe sqarime nga SHBA për armëpushimin

Emiratet e Bashkuara Arabe deklaruan sot se Irani duhet të paguajë dëmshpërblime për dëmet e…

Vance thotë se ka shumë pajtime midis SHBA-së dhe Iranit, pavarësisht pikave të vështira

Më parë, Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf tha në llogarinë e tij X…

Barcelona gjunjëzohet para Atletico Madrid, ekipi i Simeones fiton ndeshjen e parë

Barcelona e ka humbur ndeshjen e parë çerek-finale kundër Atl.Madrid me rezultat 0:2. “Katalunasit” fillimisht…

OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Kuvendit

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj përgjigjes që Dhomat e Specializuara…

Tjetër gol i jashtëzakonshëm, PSG po i jep leksione Liverpool-it

PSG e ka realizuar edhe golin e dytë ndaj Liverpool. Skuadra franceze ka realizuar në…

Parashikimi i motit për nesër

Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në orët e para të mëngjesit,…

Bien çmimet e naftës në krejt botën, në Kosovë asnjë cent – Nga Qeveria thonë se mekanizmat e tyre dhanë rezultate

Goditja e regjimit të Ajetollahëve në Kosovë rezultoi me ngritjen e çmimit të naftës në…