Fituesi i Eurovision kthen trofeun në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit në 2026

Fituesi i Eurovision kthen trofeun në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit në 2026

Fituesi i mëparshëm i Eurovisionit, Nemo, ka njoftuar se do të kthejë trofeun e tij te EBU (European Broadcasting Union) në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit në Konkursin e Këngës 2026.

Në një postim në Instagram, Nemo tha se edhe pse është “shumë mirënjohës për komunitetin rreth këtij konkursi”, ata “nuk ndihen më se ky trofe u takon”.

Artisti argumentoi se pjesëmarrja e Izraelit, gjatë periudhës që Komisioni Ndërkombëtar i Pavarur i OKB-së ka përshkruar si gjenocid, është në kundërshtim me vlerat e Eurovisionit si uniteti, përfshirja dhe dinjiteti për të gjithë.

Lajmi vjen pas takimit të Asamblesë së Përgjithshme të EBU-së, ku shumica e anëtarëve konsideruan të panevojshme votimin mbi pjesëmarrjen e Izraelit, transmeton telegrafi.

Pas kësaj, Irlanda, Spanja, Sllovenia, Holanda dhe Islanda njoftuan se nuk do të marrin pjesë ose nuk do të transmetojnë Konkursin.

Nemo shtoi se Eurovisioni shpesh është përdorur për “të zbutur imazhin e një shteti të akuzuar për veprime të rënda”, duke ruajtur pretendimin e neutralitetit politik.

Ata vendosën të kthejnë trofeun në zyrat e EBU-së në Gjenevë “me një mesazh të qartë: Jetoni sipas vlerave që deklaroni”.

Nemo – The Code (LIVE) | Switzerland🇨🇭| Grand Final | Eurovision 2024 www.youtube.com

Disa konkurrentë të tjerë të Eurovision 2024 shprehën mbështetjen e tyre për Nemo në rrjetet sociale, duke e përshkruar si të qëndrojë “në anën e duhur të historisë”./Periskopi/

Shpërndaje në: