Fjalët e Allegrit për Cristiano Ronaldon
Juventus fitoi trofeun e parë për vitin 2019, pasi mposhti Milanin 1 me 0 me golin e Cristiano Ronaldos.
E për këtë të fundit, trajneri Max Allegri ka vetëm fjalë të mira, përcjell Periskopi.
Tekniku italian është shprehur i lumtur me paraqitjen e skuadrës, pa harruar të përmend përformancën fantastike edhe të Milanit.

”Ne luajtëm kundër një Milani që na shkaktoi shumë probleme, ishte ndeshje interesante. Pas kartonit të kuq, mundëm ta dyfishonim rezultatin”.
”Cristiano Ronaldo është vendimtar dhe shënon në ndeshje të mëdha, prandaj e transferuam, por sonte e gjithë skuadra ishte në nivel”.
”Ndoshta gabuam me taktikat tona për ta lëvizur topin më shpejtë, pasi Milani krijonte vazhdimisht raste të rrezikshme”, tha pas ndeshjes Allegri.
Për Juventusin, Superkupa e Italisë ishte e teta në histori, më shumë se ndonjë ekip tjetër italian. /Periskopi



