Fjalët e Lopeteguit pas humbjes turpëruese
Julen Lopetegui pranoi se Real Madrid ishte inferior ndaj një Seville të shfrenuar, të cilët e merituan plotësisht fitoren ndaj Los Blancos.
Reali u demolua qysh në pjesën e parë nga Sevilla, me rezultat 3:0 ndërsa mund të ishte më i thellë rezultati nëse do tregoheshin më të saktë sulmuesit e ekipit andaluzian.
”Ata shënuan dy gola të shpejt dhe ishin më klinik se ne. Në pjesën e parë ishim skuadër më e dobët dhe në të dytën ishim në mënyrë më të barabartë krahasuar me kundërshtarin, por humbëm disa shanse të mëdha që vranë çdo shpresë që kishim. Ishte një performancë e dobët nga ana jonë dhe Sevilla e meritoi fitoren”.
”Duhet të reflektojmë sa më shpejt”, përfundoi spanjolli./Periskopi/



