Fjalët e Luka Modric pas fitimit të Topit të Artë dhe injorimit nga Ronaldo e Messi: Isha në zor

Fjalët e Luka Modric pas fitimit të Topit të Artë dhe injorimit nga Ronaldo e Messi: Isha në zor

Luka Modric është shpallur lojtari më i mirë në botë për vitin 2018, duke u bërë kroati i parë që fiton Topin e Artë.

Ai si gjithmonë ka falenderuar bashkëlojtarët e tij te Real Madridi dhe Kroacia, teksa ka treguar se sa vështirë ka qenë për të, të arrijë në këtë pikë.

”Falenderoj bashkëlojtarët e mi te Real Madridi, të cilët më ndihmuan jashtëzakonisht shumë. Me Kroacinë gjithçka ishte ëndërr, ajo finale – falenderoj edhe bashkëlojtarët e mi atje”.

”Unë kam për të thënë një frazë: ‘Gjërat e mira nuk vijnë lehtë’, prandaj mos u dorëzoni. Për të arritur këtë nuk ishte aspak e lehtë”, u shpreh i emocionuar Modric.

Kujtojmë se Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi munguan në ceremoninë e sontme. /Periskopi

Shpërndaje në: