Fjalët e para të Granit Xhakës, pas ndeshjes si kapiten i Zvicrës
Mesfushori kosovar Granit Xhaka i ka uruar të gjithë bashkëlojtarët për fitoren e madhe të Zvicrës ndaj Islandën në Ligën e Kombeve, në të cilën ai debutoi si kapiten i helvetikëve në mungesë të Stephan Lichtsteiner.
Në mungesë të kapitenit Lichtsteiner, Xhaka, si zëvendësi-kapiten, e barti shiritin e kapitenit të Zvicrës për herë të parë në fitoren e thellë të Zvicrës 6-0 ndaj Islandës në Ligën e Kombeve, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës A të shtunën.
Xhaka bëri paraqitje shumë të mirë duke e udhëhequr ekipin përpara, me Xherdan Shaqirin asistoi dhe po ashtu shënoi njërin prej gjashtë golave, ndërkohë që Albian Ajeti debutoi me gol për Zvicrën dhe Admir Mehmedi shënoi golin e fundit.
Mesfushori i Arsenalit e ka uruar të gjithë ekipin për fitoren e madhe.
“Ndeshja ime e parë si kapiten dhe fitore 6-0! Urime për të tërë ekipin!”, shkroi Xhaka në Facebook.



