Fjalët e para të Ronaldos pas fitimit të Topit të pestë të Artë

Fjalët e para të Ronaldos pas fitimit të Topit të pestë të Artë

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin e madh prestigjioz individual që e ndan revista franceze France Football, Topin e Artë, i cili ishte i pesti në karrierë.

Sulmuesi i Real Madridit është zgjedhur edhe një herë më i miri i botës, pasi ka fituar Topin e Artë për vitin 2017.

 Me këtë fitore, Ronaldo ka quar në pesë numrin e Topave të Artë, duke barazuar kështu rekordin e rivalit të tij më të madh, Lionel Messit.

Pas ceremonisë së organizuar në Paris, Ronaldo u pa shumë i lumtur, duke falënderuar të gjithë ata që i ndihmuan.

Ronaldo gjithashtu theksoi se ai tenton çdo sezon të përmirësohet në lojën e tij, teksa trofetë e quan deri te fitimi i Topit të Artë.

“Është diçka që e kërkoj çdo sezon. Ne fituam La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, fitova Pichichin dhe normalisht këto më sollën edhe suksese individuale”, ka thënë fillimisht Ronaldo pas marrjes së çmimit./Periskopi.

Shpërndaje në: