Fjalia e para dy orëve e deputetes Vjosa Osmani që na lëndon, por ishte e saktë
Deputetja, Vjosa Osmani, para dy orëve ka shkruar lidhur me ndeshjen mes Kosovës dhe Suedisë e cila përfundoi me rezultat 0-3 për suedezët.
Vjosa në shkrimi e saj, tha se loja është sinonim i entuziazmit e zellit që personifikojnë më së miri këtë stad të zhvillimit të vendit tonë, duke e krahasuar me situatën në vend.
“Loja juaj nuk është thjesht futboll, loja juaj është sinonim i entuziazmit e zellit që personifikojnë më së miri këtë stad të zhvillimit të vendit tonë”, ka shkruar ajo, transmeton Periskopi.
Mund të themi se Vjosa ia ka qëlluar, por edhe na ka lënduar nga ky shkrim, pasi që Kosova regjistroi edhe një humbje.
Postimi i saj i plotë:
Sa herë që Dardanët zbarkojnë në fushë të futbollit, secilën herë zemrat na bëhen mal e krenaria mbizotëron.
Loja juaj nuk është thjesht futboll, loja juaj është sinonim i entuziazmit e zellit që personifikojnë më së miri këtë stad të zhvillimit të vendit tonë.
Ju faleminderit për emocionin që na e dhuroni çdo herë. Qoftë nata e sotme kapitull suksesi në rrugëtimin tuaj drejt majave.
Forca, Ekipi i zemrave tona!




