Fjeti tetë muaj në stadium, klubi e punëson të pastrehun

Fjeti tetë muaj në stadium, klubi e punëson të pastrehun

Kjo nuk kishte si mos t’i binte në sy stafit të skuadrës spanjolle, dhe kur ai kishte humbur të gjitha shpresat për një jetë më të mirë, një surprizë i erdhi pikërisht Real Sociedad.

Ruben tani ka një kontratë pune për dy muaj nga klubi për të pastruar një pjesë të stadiumit.

“Kisha filluar të mendoj se njerëzit e mirë nuk ekzistojnë. Pas kaq shumë dështimesh kisha humbur çdo shpresë. Megjithatë, njerëzit e Sociedadit treguan humanitet të madh, dhe i falënderoj shumë”, ka deklaruar Ruben.

Gazeta spanjolle MARCA shkruan se nëse 39-vjeçari Ruben do të tregoje përgjegjësi në punë, klubi i ka ofruar rinovim të kontratës.

Shpërndaje në: