Flet aktori i Portokallisë: Ja e vërteta e videos së sherrit në Dhërmi

Flet aktori i Portokallisë: Ja e vërteta e videos së sherrit në Dhërmi

Bazuar në pamjet e një videoje amatore publikuar në rrjetet sociale, u
duk se aktori Gaz Paja ishte përfshirë në një sherr në Dhërmi, por
këtë gjë ai e mohon kategorikisht.

Në një prononcim ekskluziv për “Panorama”, Gaz Paja u shpreh se ai
nuk ishte pjesë e asnjë sherri, por kishte ndërhyrë në shmangien e
një “idiotësie” siç e quajti ai vetë, mes dy grupe të rinjsh.

“U zunë dy grupe me njëri-tjetrin dhe unë u gjenda aty dhe i ndava,
kaq. Nuk më kanë shoqëruar në polici, siç shihet edhe në video unë
iki. Unë u futa që i ndava grupet. Mirësinë time e kanë shfrytëzuar”,
shprehet aktori ndërkohë që konfirmon se sherri ka ndodhur për një
motor uji.

“Unë kam një biznes këtu në Dhërmi, dhe i pashë nga tarraca e
biznesit tim, dhe duke qenë se i njihja të dyja grupet shmanga një
idiotësi”, ka përfunduar ai.

https://www.youtube.com/watch?v=iO0Q5QtqYu8

Shpërndaje në: