Flet Anxhellina, tregon çka po ndodh tani me lidhjen mes saj dhe deputetit Haxhi Shala (Foto)
“Nuk ekzistojnë ndarje përfundimtare derisa ka një kujtim”- është një thënie për dashurinë e kjo tashmë mund të jetë pjesë e këngëtarës shqiptare Anxhelina Shala.
Këngëtarja shqiptare nga Kosova që jeton në Gjermani, Anxhelina Shala u bë temë në portalet pas pretendimeve të saj që kishte lidhje dashurie me deputetin nga radhët e NISMA për Kosovën, Haxhi Shalën, shkruan Albeu.com.
Por, tashmë pas kësaj ngjarje këngëtarja simpatike i ka varur shpresat për dashurinë e saj te deputeti. Ajo në një intervistë të shkurtër për albeu.com thotë se fati i lidhjes së saj varet vetëm nga deputeti.
“Po, vazhdoj të marr kërcënime por ende e dua” ka thënë ajo për albeu.com.
Ndërkaq, këngëtarja thotë se njohja me deputetin ka qenë në Kosovë por ka preferuar ta mbajë sekret vend takimin e parë që ishte fillimi i një lidhje dashurie.
Gjithashtu, Anxhelina ka thënë se publikimi i fotografive me Haxhi Shalën nuk i ka pëlqyer këtij të fundit por është shfajësuar duke thënë se këtë e ka bërë vetëm për hir të dashurisë. Sipas saj, edhe deputeti është i dashuruar me të e kjo ka qenë një arsye më shumë për publikimin e fotografive.
Ajo ka konfirmuar se edhe pas publikimit të fotografive në media ka folur përsëri me Haxhi Shalën por nuk ka dhënë detaje nga biseda me të.
Ndërkaq, në lidhje me mbiemrin e njëjtë Anxhelina thotë se është vetëm një koçidencë pas vëndlindja e tyre është e ndryshme. Këngëtarja vjen nga fshati Shalë ndërsa Deputeti nga Banja.
Por pavarësisht se kanë kaluar disa ditë nga kjo ngjarje ende nuk ka një reagim të mirëfilltë nga deputeti Shala. Ndërkaq, ai në fillim të ngjarjes e ka mohuar këtë lidhje por nga ana tjetër ka ardhur kundërpërgjigjia e këngëtares e cila ka publikuar fotografi nga shtrati me të. /albeu.com/



