Flet Atdhe Nuhiu para ndeshjes së Kosovës me Turqinë
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu, që ka shënuar në debutimin e tij ndaj Islandës, ka thënë se do të kërkojë përsëri golin.
Kosova të dielën pret Turqinë në kuadër të kualifkimeve për Botërorin Rusia 2018, ndërsa Nuhiu kërkon rezultat.
“Po angazhohemi mjaft e dimë se na pret një lojë e fortë. Unë do të japë maksimumin. Jam sulmues dhe dua të shënojë gola, por mbitë gjitha është e rëndësishme rezultati i ekipit dhe për këtë gjë luftojmë të gjithë,” ka thënë Nuhiu.



