Flet Barbana Dini për herë të parë, pas humbjes së Ergit

Flet Barbana Dini për herë të parë, pas humbjes së Ergit

Vetëm pak kohë pas humbjes tragjike të Ergit, familja e tij ka nisur kauzën “Ergi Dini kundër aksidenteve”, nëpërmjet të cilës kërkojnë të sensibilizojnë dhe të mbrojnë njerëzit nga aksidentet rrugore.

Përsa i përket kësaj kauze motra e Ergit, Barbana Dini, do të rrëfehet në emisionin “Thumb” me gazetaret Aulona dhe Fatma në ABC News.

Theksojmë se kjo është dalja e parë publike për Barbanën pas tragjedisë.

Këngëtarja do të tregojë momentet e aksidentit dhe se si e ka marrë vesh ajo këtë lajm të hidhur.

Por jo vetëm kaq, Barbana do të punojë për publikimin e këngëve të lëna përgjysmë nga Ergi si dhe përveç kësaj, ka për të thënë shumë detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje.

Shpërndaje në: