Flet djali i vetëm që ka McLaren në Tiranë: Kështu i dua femrat, këto dy gjëra shikoj tek ato (Foto)

Flet djali i vetëm që ka McLaren në Tiranë: Kështu i dua femrat, këto dy gjëra shikoj tek ato (Foto)

Jo pak mund të jenë kuriozët për shijet e tij, por edhe gjithçka ai pëlqen. I ftuar në “Pasdite në Top Channel”, Fatmir Hysenbelliu për të folur për pasionin për modën dhe stilin.

Madje ai ka folur edhe për shijet e tij ndaj femrave duke treguar se çfarë sheh në fillim tek ato.

“Janë dy gjëra që shoh së pari tek një femër, e para stilin e veshjes dhe e dyta, nëse shkon në palestër apo jo”.

Kujdesi për veshjen dhe për trupin, janë shumë të rëndësishme në pamje të parë, sipas ish-futbollistit që tani i është kushtuar biznesit të familjes. Fatmiri ka thënë që nuk është e thënë të jesh e pasur për t’u veshur mirë.

Gjithashtu ai ka treguar se prej një viti e pak është single, duke shtuar se me Anxhelinën ka ruajtur marrëdhënie miqësore. Sipas tij, Anxhelina vishet bukur me stil, edhe pse ndonjëherë, në fillimet e historisë së tyre, ai i bënte ndonjë vërejtje.

5-18_1486217640-5313268 3-33_1486217642-5442207 1-35_1486217642-7646480 2-33_1486217642-4733655 7-14_1486217642-8845975 6-16_1486217640-1386975

Shpërndaje në: