Flet ‘El Pipita’: Duhet të kemi kujdes nga Monaco
Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain ka folur pas dopietës së tij ndaj Monacos në gjsmëfinale. Ai shënoi në minutat 29 dhe 59.
“Tani të fitojmë Serie A dhe ndeshjen e kthimit në Torino. Gjithmonë jap maksimumin dhe përpiqem të bëj më të mirën. Është me rëndësi të ruajmë qetësinë, sepse është edhe loja e kthimit dhe Monaco është një skuadër e fortë”, tha sulmuesi argjentinas.
“Unë jam në shërbim të ekipi, me rëndësi ishte të fitonte Juventusi. Do të ishte në rregull edhe sikur unë të mos shënoja, por Juve të fitonte”, theksoi ai. /Periskopi/



