Flet Fjolla Morina: Drenica ka përparuar, është bërë si Prishtina

Flet Fjolla Morina: Drenica ka përparuar, është bërë si Prishtina

Si shumë nga këngëtarët kosovarë, edhe Fjolla Morina ka nisur të mbajë koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.

Mbrëmë ajo ishte në Skenderaj. Aty ku u paraqit me një veshje që po cilësohet si provokative, sidomos për faktin që aty kishte fëmijë. Fjolla për veshjen u kritikua nga figura të ndryshme në Kosovë. Mirëpo ajo në një deklaratë për Gazetën Express ka thënë se vendi duhet të ecë përpara. E artistët duhet të mos gjykohen me anë të veshjes por për vokal.

Thotë se për koncertin u pagua mjaftë shtrenjtë.

“Duhet me ecë përpara, mos me u merr me veshjet. Drenica sidomos Skënderaj ish ba sikur Prishtina. Veç unë kam qenë në koncert. Kam performu veç vet. I gjithë publiku kish qenë i imi. Kush e ka organizu nuk e di. Menaxheri është marrë me organizimin. Sa jam pagu nuk mundem me tregu, por shifrat kanë qenë të mëdha”, tha Fjolla Morina për Express.

Shpërndaje në: