Flet golashënuesi i parë i Kosovës: Do të mbetet kujtim i paharruar

Flet golashënuesi i parë i Kosovës: Do të mbetet kujtim i paharruar

Kosova debutoi sot me fitore bindëse ndaj Norvegjisë në kuadër të Grupit E në rrethin e parë kualifikues me rezultat 5 me 1, me dy gola të shënuara nga Fadil Goli.

Lojtari për Koha.net ka thënë se rezultati i arritur ishte disiplina e treguar në fushë dhe se është shumë i lumtur që shënoi dy herë.

“Ka qenë një ndeshje e fortë që filloi shumë keq për neve pasi që pas dy minutave të para kapiteni u ndëshkua me të kuq, por me shumë disiplinë e punë kemi shkëlqyer qysh në lojën e parë pas pranimit në UEFA. Jam shumë i lumtur për dy golat e mi pasi ndihmuan ekipin, por goli i parë do të mbetet një kujtim i paharruar”, ka thënë ai.

Kosova ndeshjen e dytë do ta zhvillojë kundër Qipros nikoqire, të martën nga ora 17:30, kurse ndeshjen e fundit do ta luajë të enjten kundër Danimarkës, nga ora 15:00.

Shpërndaje në: