Flet gruaja e Ramiz Lladrovcit, tregon edhe si ai i ndihmon në punët e shtepisë (Video)
Kjo është Shemsije Istogu Lladrovci, bashkëshortja e Kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për Kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Çifti që janë njoftuar si studentë, sipas Shemsijes bëjnë një jetë mesatare si të gjithë qytetarët e Kosovës, megjithëse në shtëpi kanë tre vetura.
Ajo pretendon se bashkëshorti është njeriu i duhur për Kryetar të Drenasit meqenëse sipas saj komuna është në gjendje të keqe.
“Drenasit sot i mungon që nga infrastruktura e më tutje. Është një papunësi e madhe, njerëzit janë pak sa të zhgënjyer”, thotë Istogu Lladrovci.
Ramizi, sipas bashkëshortes, i ndihmon asaj edhe në punët e shtëpisë dhe planifikon që gjysmën e drejtorive komunale ta udhëheqin gratë.
Lladrovci dhe rivalët tjerë në garën për Drenasin do të përballen sonte në një debatë te Jeta Xharra.



